Debutim ëndrrash për Topallin te skuadra e re në Turqi (VIDEO)

Debutim ëndrrash për Topallin te skuadra e re në Turqi (VIDEO)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli, ka debutuar me gol te skuadra e re, Manisaspor.

Kjo skuadër fitoi ndaj Tuzlaspor me shifrat 4:0.

25-vjeçari Topalli u aktivizua në minutën e 79-të, kurse në të 86-tën, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte fitorja e tretë për Manisën që kryeson momentalisht renditjen me 10 pikë në Ligën e Parë të Turqisë, shkruan lajmi.

Drejtor sportiv të Manisa është Nderim Nexhepi, i cili më parë ka qenë drejtor te Ballkani i Suharekës.

https://twitter.com/i/status/1698033190030475273

Share This