Edhe sot vapë e madhe

Edhe sot vapë e madhe

Edhe sot në vendin tonë parashikohet mot me temperatura tejet të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë edhe vranesira të shpërndara kryesisht gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj IHMK kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes prejt kontaktit direkt me rrezet e diellit.

“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta. Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thekson IHMK.

Share This