Inzaghi: Shorti i Champions League? Do të jemi gati

Inzaghi: Shorti i Champions League? Do të jemi gati

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Fiorentina, Simone Inzaghi ka folur edhe për grupin e Champions League, atje ku Interi ndodhet me Salzburg, Sociedad dhe Benfica.

“Ne e dimë se çfarë kishim vitin e kaluar, këtë vit jemi në një grup shumë konkurrues. Ne e njohim Benfica, të cilën e takuam vitin e kaluar në çerekfinale. Ne e dimë forcën e Salzburg, një ekip i ri që ka qenë duke luajtur në Champions prej vitesh. Ndërsa Real Sociedad ka qenë protagonist në La Liga.

Ne do të përgatitemi për këto sfida, do të jemi gati”, është shprehur trajneri i Interit.

Share This