18 vjet burg për Pjetër Shalën, reagon Klinaku

18 vjet burg për Pjetër Shalën, reagon Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas dënimit me 18 vjet burgim të Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale.

Klinaku ka thënë se sikurse në rastet e kaluara, kjo gjykatë aktgjykimet i merr politikisht.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar ai në Facebook.

Share This