Konstituohet PE-ja, Metsola rizgjidhet kryetare
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të martën.
Ajo doli nga zgjedhjet që u mbajtën në të 27 vendet e Bashkimit Evropian nga data 6 deri më 9 qershor, shkruan Rel.
Në krye të PE-së u rizgjodh maltezja Roberta Metsola, e cila do ta drejtojë këtë institucion edhe për dy vjet e gjysmë.
Metsola vjen nga vendi më i vogël në BE. Ajo u zgjodh për herë të parë në janar të vitit 2022, pas vdekjes së paraardhësit të saj, David Sassoli.
Për Metsolën votuan 562 përfaqësues evropianë.
Kjo është përbërja e dhjetë e Parlamentit Evropian, i cili i ka 720 deputetë.
Prej tyre, 54 për qind janë emra të rinj, ndërsa 39 për qind janë gra.