“Të performosh live është pjesa ime e parapëlqyer”, Rita Ora paralajmëron “bombën” për vitin 2025
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora është duke u përgatitur për vitin 2025.
Ajo është duke punuar fuqishëm në albumin e saj të katërt dhe konfirmoi planet se do të japë disa shfaqje verore.
“Patjetër që jam në turne me rekordin e ri, që do të publikojë vitin e ardhshëm. Doja ta ndryshoja. Të gjitha festivalet që kam bërë këtë verë ishin shumë argëtuese”, tha ajo për “The Sun”-in.
“Të performoj live është pjesa ime e parapëlqyer. E urrej studion. Më pëlqen të shoh turmën dhe vërtet lidhem me energjinë. Turneu është arsyeja e vetme për të cilën kam vënë muzikë”, përfundoi ajo. /EO/