Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trump, shqetësuese për Ukrainën

Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trump, shqetësuese për Ukrainën

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, zgjodhi senatorin e Ohajos, J.D. Vance, kandidat për zëvendëspresident.

W. Joseph Campbell, profesor i komunikimeve në Universitetin Amerikan, thotë për Radion Evropa e Lirë se Vance ka qenë shumë kritik ndaj ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe se zgjedhja e tij dërgon një sinjal për politikat që mund t’i ndjekë Trump ndaj Ukrainës, nëse fiton.

Campbell thotë se zgjedhja e Vances – edhe pse ka qarkulluar si emër – ishte e befasishme, për faktin se ai ishte kritik i Trumpit.

Trump u konfirmua të hënën zyrtarisht si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Share This