Parashikimi i motit në Shqipëri
Antcikloni afrikan po intesifikohet në gjerësitë gjeografike të Mesdheut ku presim temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.
E Martë 16 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell, dhe shtim të vranësirave në verilindje me stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/40°C
– Zonat e ulëta 23/42°C
– Zonat bregdetare 26/39°C
Kosova për dt. 16 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 37°C –40°C gradë Celsius në mesditë.