Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen
Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Richard Grenellit, ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.
Në vitin 2020 niveli i tensioneve në mes Kurtit dhe Grenellit ishte i lartë.
Kokalari thotë se Kurti duhet ta ndërtojë një lloj dialogu me Grenellin, edhe për shkak të zgjedhjeve në SHBA, ku Trump është kandidat për president.
Sipas Kokalarit, Trump nuk ka asgjë kundër shqiptarëve të Kosovës, por ajo thotë se shqiptarët duhet të kenë kujdes që të ndërtojnë dialog me administratën potenciale të Trump-it.
“Nuk besoj që Kurti ka tjetër zgjidhje, unë jam munduar që të shikojë mundësinë e Albin Kurtit që të takohet me Richard Grenell. Kam dashur që këtë të takohen, në këto katërt muajt e fundit. Personat që ishin afër Kurtit nuk më kthyen përgjigje fare”.
“Unë nuk dua ta shoh më Grenellin të merret me Ballkanin, dua që Trumpi nuk ka asgjë me shqiptarët e Kosovës, këtë di ta them. Madje ka pas bërë shumë biznese, shumë biznese i takojnë shqiptarët. Trump nuk ka asnjë problem me shqiptarët”, ka thënë ajo.
“Por ne duhet të bëjmë shumë kujdes, Albin Kurti duhet të bëjë kujdes, që të ndërtojmë një dialog, dhe ky dialog është i paevitueshëm nëse Albin Kurti vazhdon të jetë kryeministër, sepse nuk mund ta ketë Amerikën kundër”, ka deklaruar ajo.