Muller i jep lamtumirën me video prekëse “shqiponjës gjermane”
“Kur luajta ndeshjen time të parë me Kombëtaren gati 14 vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të gjithë këtë. Pas 131 ndeshjeve ndërkombëtare me 45 gola, unë i them se ishte një kënaqësi shqiponjës gjermane”, tha Muller në një video-mesazh.
“Fakti se kam përfaqësuar vendim tim më ka bërë gjithmonë shumë krenar”, vazhdon Muller, i cili tregon se tani e tutje do të jetë për Gjermaninë si “tifoz në tribuna”.
Ne mesazhin e tij Muller përmendi fitoret dhe disfatat e përjetuara me fanellën e Gjermanisë veshur.
Numri 13 gjithashtu përmendi me çaste nga takimet edhe rivalët e tij më të fortë.