Si i shpëtoi Trumpi vdekjes së sigurt, plumbi i kaloi vetëm pak centimetra nga fytyra
Donald Trump u prek nga një plumb i qëlluar nga arma gjysmë automatike e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, i cili qëndronte rreth 130 metra larg mitingut ku ndodhej edhe podiumi i ish-Presidentit amerikan.
Doug Mills, një fotograf i New York Times, ka arritur të shkrepë foton ku shfaqet një plumb që kalon para fytyrës së Trump.
Fotografi Mills ishte vetëm disa metra larg Trump kur filluan të shtënat, të cilat përveç se prekën Trump, vranë një mbështetës të tij dhe plagosën dy të tjerë që ndodheshin në tubimin elektoral.
Nga ai moment ekipi i Trump ka konfimruar se ish-presidenti është mirë, ndërsa ai vetë ka njoftuar se do të vijojë fushatën e tij këtë javë në Wisconsin.