Sylvinho: Të mos humbim ndaj Çekisë e Polonisë edhe nëse s`fitojmë

Sylvinho: Të mos humbim ndaj Çekisë e Polonisë edhe nëse s`fitojmë

Për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho me rëndësi është që të mos humbet edhe nëse nuk fitohet kundër Çekisë dhe Polonisë.

Ai ka mbajtur një konferencë të shtunën ku ka folur për dy ndeshjet.

“Duhet të luajmë fort me synimin që kur të vijë nëntori ne të jemi në garë për t’u kualifikuar. Kundërshtarët kanë edhe cilësi të mëdha teknike. Kemi Çekinë përpara, sigurisht një kundërshtar që është mësuar të luajë në Europian, që ka eksperiencë shumë të madhe. Është një kundërshtar shumë i fortë, ekip fizik dhe kanë lojtarë cilësorë. Çekët janë një skuadër që luajnë me një kualitet shumë të lartë. Janë lojtarë që luajnë shumë shpejt, ‘me 100 km/h’, shumë fizikë e të gjatë dhe të fortë në lojën ajrore e fizike. Ne e dimë dhe punojmë shumë në këtë aspekt”, ka thënë braziliani. “Për ne është e rëndësishme të luajmë sa më fort dhe të bëjmë një ndeshje sa më të mirë”.
Megjithatë sipas tij, Shqipëria ka shanset e saj. “Sa i përket lojës, ne kemi ADN-në e Shqipërisë, nuk është se mund të ndryshojmë shumë në këtë sens. Ne luajmë shanset tona, nuk ka rëndësi nëse mbajmë shumë topin apo jo. E rëndësishme për mua është që skuadra të bëjë një paraqitje sa më të mirë dhe të marrim maksimumin”, ka thënë ai.

“Strategjia jonë e ndeshjes nuk do të ndryshojë, pavarësisht cilësive fizike të kundërshtarëve”.

Share This