Sonte finalja e madhe në `Euro 2024`, Spanja përballet me Anglinë

Sonte finalja e madhe në `Euro 2024`, Spanja përballet me Anglinë

Spanja dhe Anglia do të takohen sonte në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut të ‘Euro 2024’. Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të ‘Euro 2024’ në orën 21:00, ku pritet të jetë një ndeshje emocionuese.

Spanja për të arritur deri në finale fitoi me pikë maksimale Grupin B aty ku bënin pjesë Shqipëria, Kroacia dhe Italia.

Më pas në fazën e 1/8 së finales eliminoi Gjeorgjinë, për të mposhtur pastaj Gjermaninë në çerekfinale dhe Francën në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Franca për të siguruar kalimin deri në finale fillimisht fituan Grupin C duke e mbyllur si lider me pesë pikë të grumbulluara.

Më pas në 1/8 e finales anglezët mposhtën Sllovakinë, në çerekfinale e eliminuan Zvicrën, ndërsa Holandën e mposhti në gjysmëfinale.

Kombëtarja e Spanjës do të synojë ta rikthejë në shtëpi trofeun që i mungon që prej vitit 2012 kur mposhtën Italinë në finale të Kampionatit Evropian, ndërsa Anglia për të bërë historinë dhe për ta fituar për herë të parë.

Share This