Federata e Futbollit lan me ar “Tre luanët”, bonusi për fitoren është 10 mln stërlina

Federata e Futbollit lan me ar “Tre luanët”, bonusi për fitoren është 10 mln stërlina

Anglia është e motivuar edhe nga Federata e Futbollit për të fituar Euro 2024 pasi “në lojë” janë 10 milionë stërlina.

Është kjo shifra e caktuar nga Federata e Futbollit për lojtarët e Anglisë në rast triumfi në finalen e madhe të Berlinit.

Sipas “Daily Mail” thuhet se disa lojtarë mund të përfitojnë më shumë para në bazë të arritjeve individuale. Kështu sponsori teknik i Herri Kejn, “Sketchers” ka premtuar një shifër të majme stërlinash në rast se bomberi i Bajernit të Mynihut merr “Këpucën e artë” në “Euro 2024”.

Share This