Trump lë skenën në një tubimi në Pensilvani

Trump lë skenën në një tubimi në Pensilvani

Agjentët e Shërbimit Sekret nxorën me shpejtësi ish-presidentin Donald Trump nga skena pasi ai u rrëzua përtokë në një tubim në Butler në Pensilvani.

CNN rapoton se janë dëgjuar krisma edhe bërtima të mëdha në publik para se Trump të binte në tokë.

Agjentët më pas e ndihmuan atë të ngrihej në këmbë dhe ai kishte gjak në fytyrë. Ai po i bërtiste përsëri turmës dhe ngriti grushtin.

Trump është dërguar në një automjet dhe është evakuuar nga vendi i ngjarjes.

Kurse, ekipi i fushatës i Trumpit ka thënë në një deklaratë për “The Guardian” se ish-presidenti është mirë dhe po kontrollohet në një qendër mjekësore.

Edhe Shërbimi Sekret ka thënë se Trumpi është i sigurt, duke bërë të ditur se menjëherë ka nisur hetimet dhe sapo të ketë informata, ato do të bëhen publike.

Kandidati republikan për president ishte duke iu adresuar përkrahësve në Pennsylvania, një prej shteteve kryesore për zgjedhjet e nëntorit.

Share This