Në Slloveni ra breshër 10 centimetra, stuhia po shkon drejt Kroacisë
Stuhi të fuqishme u shfaqën mbi Slloveni dhe u zhvendosën drejt verilindjes së vendit, ndërsa breshër i fortë ra në Shtajerska.
Agjencia e Mjedisit në Slloveni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për një pjesë të madhe të vendit për shkak të ngarkesës së nxehtësisë dhe kanë paralajmëruar se më vonë mund të ndodhë një stuhi më e fortë, transmeton Ballkani.info.
Megjithatë, do të vazhdojë të jetë shumë e ngrohtë me temperatura që do të arrijnë mbi 36 gradë.
Meteorologët thonë se aktiviteti i stuhisë do të vazhdojë deri në fund të së dielës mbrëma.
Sipas portalit Neurje.si, në disa pjesë të Sllovenisë ka rënë breshër prej 10 centimetrash.
MeteoInfono kroate thotë se zhvillimi i stuhisë po lëviz në drejtim të Slovenska Bistrica dhe Ptuj, rreth 20 kilometra nga Varazhdini.
Për këtë arsye, banorët e rajoneve veriore të Kroacisë, veçanërisht Hrvatski Zagorje dhe Megjimurje, duhet të jenë në gatishmëri.
Kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën, nesër pasdite janë paralajmëruar reshje të rralla lokale, ndoshta në zonat veriore dhe verilindore të Bosnjës.
Megjithatë temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 42 gradë në disa pjesë.