Lamine Yamal feston sot ditëlindjen e 17-të, nesër mund të shpallet kampion i Evropës
Lamine Yamal sot ka mbushur 17 vjet.
Ai vetëm një ditë më vonë mund të shpallet kampion i Evropës me Francën, shkruan Reporteri.
Si 16-vjecar, Yamal mori ftesë për ta përfaqësuar Spanjën në Kampionatin Europian.
Në gjysmëfinale ndaj Francës, ai shënoi një gol spektakolar nga më se 25 metra për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’u bërë kësisoj lojtari më i ri që realizon në një kampionat europian, 16 vjet e 362 ditë.
Nesër, Spanja përballet me Anglinë në finale dhe pritet që Yamal të jetë ndër lojtarë më të mirë.