Osmani takon sekretarin britanik Lammy: Pres të forcojmë më tej lidhjet tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bënë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington është takuar me sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy.
Osmani në një postim në platformën X, ka thënë se Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pret që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.
“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, DavidLammy , për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani në X.