Presidenti Ademi takon Asllanin, talenti i Dardanëve do të jetë gati për Ligën e Kombeve
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili këtyre ditëve po qëndron në Gjermani, ka takuar talentin e Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllanin, shkruan Rekordi.net.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në rrejtët sociale, ka thënë se ka takuar Asllanin, i cili sipas Ademit, do të jetë i gatshëm për Dardanët për sezonin e ri në Ligën e Kombeve që nis në shtator.
“Gjatë qëndrimit në Gjermani pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e talentuar të Kombëtares A të Kosovës, Fisnik Asllani, me të cilin edhe darkuam së bashku. Fisniku është në vlugun e përgatitjeve në klubin e tij për të qenë sa më i gatshëm për edicionin e ri dhe për Kombëtaren në Ligën e Kombeve”, ka shkruar presidenti Ademi. /Rekordi.net/