Vala përmirëson rrjetin në gjithë vendin, në shfrytëzim edhe rrjeti 5G
Telekomi i Kosovës ka përfunduar të gjitha punimet në ndërrimin e rrjetit, duke kaluar ngadalë, por sigurt, në 5G. Drejtori teknik i Telekomit, Halil Krasniqi, sqaroi për RTK-në se nga 5 korriku, klientët e Valës nuk kanë asnjë problem në komunikim.
Krasniqi po ashtu deklaroi se në shfrytëzim është lëshuar edhe shërbimi 5G, fillimisht në Prishtinë e më pas edhe në tërë vendin.
Telekomi i Kosovës ka finalizuar projektin për ndërrimin e teknologjisë në të gjithë vendin. Tashmë, klientët e Valës nuk do të kenë asnjë problem teknik për të komunikuar.
“Më nuk ka shans me pasë thirrje të humbura dhe nuk ka shans me pasë më internet të dobët aty ku veç ne kemi internet të mirë,tha Krasniqi.
Pjesë e këtij projekti është edhe rrjeti 5G, i cili tashmë është në dsipozicion të qytetarëve në Prishtinë, ndërkaq deri në fund të vitit, ky rrjet do të shtrihet në tërë Republikën.
“Nga sistemet tona mundemi me verifikua se cilat pajisje e përkrahin rrjetin 5G, sepse për 5G duhet edhe telefoni të ketë mundësinë për ta përkrahë 5G. Jemi duke i identifikuar cilat janë ato dhe të gjithë klientëve tanë që e përkrahin 5G-në me ua mundësua përdorimin e 5G”, tha Krasniqi.
Edhe në veri të vendit, Telekomi ka vendosur 10 antena të reja. Megjithatë, interneti është më i ngadalshëm, pasi edhe pak kohë atje do të jetë në shfrytëzim rrjeti 3G.
“Vala ka sinjal por që të jemi të saktë me shikuesit. Pajisjet që tash i kemi vendosë atje disa prej tyre ofrojnë shërbime vetëm 3G, është internet pak më i ngadalshëm. Kurse në planin tonë i cili do t ë përfundojë deri në fund të vitit, ne Veriun do ta mbulojmë sikur çdo pjesë të vendit me shërbimet4G+ dhe 5G”, tha Krasniqi.
Për stinën e verës, drejtues të Valës kanë menduar edhe për bashkatdhetarët, duke paraqitur ofertë për ta.
“Me 20 euro produkt në kohëzgjatje një muaj do të kenë 100 giga internet. Mesatarja e shfrytëzimit më të madh në Evropë është 11 Giga-15 Giga të një klienti kurse ne u kemi ofruar 100 Giga dhe me 5 Giga me mundësi shfrytëzimi në vendet bregdetar Shqipëri”, tha Krasniqi.
Drejtori teknik i Telekomit, Halil Kraniqi, fton qytetarët të cilët mund të kenë probleme me Valën, të thërrasin në numrin e telefonit 0800 10000, sepse në disa raste duhet të bëhet konfigurimi i kartelave apo edhe ndërrimi i tyre.
Ndërkaq, ndërrimi i komplet teknologjisë në VALA ka zgjatur dy vjet. /rtk/