Kosovës i shtohen 100 noterë të rinj
100 noterë të rinj i janë shtuar Kosovës, ndërkaq nga ata që kanë aplikuar për këtë pozicion, vetëm gjashtë janë refuzuar.
Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.
“Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, thuhet në njoftimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në Facebook.
Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.
Postimi i Haxhiut:
100 noterë të rinj iu shtuan vendit tonë me ç’rast sot kam nënshkruar edhe vendimet për emërimin e tyre, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i 6 kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.
Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.
Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë.
Falenderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.