Ballkani e nis me Viktoria Plzen në “Fadil Vokrri”

Ballkani e nis me Viktoria Plzen në “Fadil Vokrri”

Viktoria Plzen do të zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 21 shtator.

Kjo edhe është ndeshja e parë e Ballkanit me një nga kundërshtarët e grupeve në Conference League sipas kalendarit të publikuar të shtunën.

Pas shortit të hedhur të premtën, Ballkani gjendet në grup edhe me Dinamon e Zagrebit dhe me Astanan.

Ndaj Dinamos ndeshjen e parë do ta luajë më 5 tetor në Zagreb, ndërsa  më 26 tetor shkon në Kazakistan për t’u përballur me Astanan.

Share This