Tovërlani publikon listën për ndeshjet me Poloninë e Gjermaninë
Njëzet e katër futbollistë ka ftuar trajneri i Kosovës U21 për ndeshjet e shtatorit me Poloninë e Gjermaninë.
Publikimi i listës sështë bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së shtunë.
Në ndeshjen e parë Kosova ballafaqohet me Poloninë më 8 shtator si mysafir, kurse më 12 shtator do të jetë mikpritëse e Gjermanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova që gjendet në Grupin D, aktualisht ka tri pikë pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.