Rita Ora në veshje me ngjyrë të kuqe, tjetër nivel (FOTO)

Rita Ora në veshje me ngjyrë të kuqe, tjetër nivel (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka marrë edhe kësaj here vëmendje me dukjen e saj me plot stil, teksa kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe.

Me disa fotografi të publikuara në rrjetin e saj social në Instagram, 33-vjeçarja e quante vetën “Mbretëreshë e Zemrës”, transmeton Ekonomia Online.

Me tri veshje të ndryshme, por me të njëjtën ngjyrë, Rita kishte marrë poza joshëse derisa me buzëqeshjen simpatike dukej për mrekulli e që hijeshinë më shumë ia shtonin aksesorët.

Artistja e hitit ‘Anywhere’, flokët e saj bionde iu kishte dhënë volum, ndërsa dukjen e kishte perfeksionuar me makijazh të lehtë. Krejt në fund, Rita mbante një palë syze me ngjyra bardh e zi, dhe një palë take me ngjyrë të kuqe.

Ndryshe, Rita Ora, po vazhdon të jetë e angazhuar me projekte të reja muzikore, i fundit i saj mbetet ‘Ask and You Shall Receive’.

Share This