Finalja e Euro 2024, Rodri: E mundim Anglinë
Në moshën 28-vjeçare, Rodri është feneri që ndriçon mesfushën e Spanjës së Luis de la Fuente.
Ai nuk ka humbur asnjë ndeshje të Euro 2024 që nga faza e grupeve, duke treguar se sa shumë ka nevojë për të trajneri.
Dy ditë para finales kundër Anglisë në Berlin, lojtari i Manchester City ka dhënë një intervistë për AS.
Çfarë duhet bërë për të mundur Anglinë?
“Unë i njoh mirë ata, e njoh kulturën e futbollit anglez. Ata kanë një ekip shumë të talentuar, kanë lojtarë shumë të talentuar që menaxhojnë të gjitha aspektet e lojës. Ata mbrojnë mirë, dinë të sulmojnë, kanë një lojë të mirë. Ne duhet të punojmë se si ti ndëshkojmë. Kemi armët tona dhe sigurinë që mund ti mposhtim”, ka thënë mes të tjerash Rodri.