Rriten çmimet e konsumit
Agjencia Statikëve të Kosovës- ASK ka publikuar çmimet e konsumit. Vërehet se ka pasur një rritje për xhepin e konsumatorëve kosovarë.
Të dhënat zbulojnë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,4 %në muajin Qershor 2024 krahasuar me muajin Qershor 2023.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve(11,6%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (10,2%), pushime të organizuara (7,9%), pijet alkoolike (7,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,3%), kafja, çaji dhe kakao (6,1%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,7%), pemët (5,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,1%), kujdesi personal (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,2%), veshje (4,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (3,8%), shërbimet financiare (3,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,3%), duhani (2,9%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,7%), shërbimet hoteliere (2,6%), buka dhe drithërat (2,6%), shërbimet ambulantore (2,3%), qumështi, djathi dhe vezët (1,0%) dhe mishi (0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,5 për qind në IHÇK-it.
Grumbulluesit e të dhënave pranë ASK-së, me seli në shtatë qendra rajonale (zyre rajonale statistikore), mbledhin përafërsisht mbi 6800 çmime gjatë periudhës nga data 10-20 të çdo muaji referues.
Çmimet mblidhen në supermarkete, ndërmarrje shërbyese, dyqane, tregje dhe pika tjera të shitjes me pakicë në katërmbëdhjetë komuna të Kosovës: Gjakovë Gjilan Istog Kaçanik Kamenicë Mitrovicë Rahovec Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Suharekë Ferizaj Vushtrri.
Stafi i zyrës qendrore të ASK-së në Prishtinë mbledh çmimet për artikuj dhe shërbime si rryma, uji, shërbimet postare dhe telekomunikacioni, për transportin ajror dhe hekurudhor./Front Online/