Këto janë tri Komunat me numrin më të madh të banorëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), komuna me së shumti banorë është Komuna e Prishtinës, raporton Ballkani.info.
227 mijë e 154 banorë i ka kryeqyteti.
Ndërsa, në vend të dytë është Komuna e Prizrenit me 147 mijë e 428 banorë, kurse, në vend të tretë është Komuna e Ferizajt me 109 mijë e 345 banorë.