Mot i nxehtë edhe në Shqipëri

Mot i nxehtë edhe në Shqipëri

Anticikloni afrikan po dominon pjesën më të madhe të Europës verilindore duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E Premte 12 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/36°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 23/37°C

Kosova për dt. 12 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –38°C gradë Celsius në mesditë.

Share This