Zelensky falënderon Bidenin për 5 sisteme të reja “Patriot” – Së bashku po shpëtojmë jetët e njerëzve tanë

Zelensky falënderon Bidenin për 5 sisteme të reja “Patriot” – Së bashku po shpëtojmë jetët e njerëzve tanë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka postuar në platformën X një video nga takimi me presidentin amerikan Joe Biden, duke shkruar se e vlerësojnë vendimin e tij për të forcuar mbrojtjen ukrainase ajrore me pesë sisteme të reja Patriot dhe dhjetëra sisteme të tjera.

“Ky vendim i fortë do të na ndihmojë të luftojmë terrorin rus”.

“I jam mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekipi i tij, administratës, Kongresit – të dyja partive, të dyja dhomave – dhe gjithë popullit amerikan për mbështetjen e tyre jetike për ukrainasit. Së bashku, ne po shpëtojmë jetët e njerëzve tanë”, shkroi mes tjerash Zelenskyy. /KK/

Share This