Dortmund ngec për të dytën javë radhazi, Heidenheim merr pikën e parë në “Signal Iduna Park”
Borussia Dortmund ngec ndaj Heidenheim në “Signal Iduna Park”, duke marrë barazimin e dytë radhazi, ndërsa këta të fundit marrin pikën e parë të sezonit.
Sfida e vlefshme për javën e tretë të Bundesliga u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën.
Në minutën e 7’ Brandt kaloi Dortmundin në avantazh, ndërsa në minutën e 15’ Emre Can realizoi golin e dytë, duke bërë që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 2-0.
Pjesa e dytë e takimit foli për miqtë, të cilët ngushtuan diferencën në minutën e 61’ me Dinkci.
Kleindienst shënoi golin e dytë dhe të barazimit për Heidenheim në minutën e 82’, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke vulosur këtë takim.
Pas javës së tretë Dortmund renditet në vend të gjashtë me pesë pikë, teksa Heidenheim renditet në vend të 13-të me një pikë.