Italia njeh patentshoferët e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është nënshkruar marrëveshja në Romë për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve mes atyre kosovare dhe italiane.
“Me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë z. Edoardo Rixi, sapo nënshkruam në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve të shteteve tona. Njohja e patentshoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash. Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.