E kryer/ Joao Felix te Barcelona, pritet vetëm zyrtarizimi
Joao Felix do të huazohet te Barcelona nga Atletico Madrid.
Marrëveshja verbale është arritur mes dy klubeve për një huazim të thjeshtë, pa të drejtë blerjeje.
Sulmuesi portugez e ka shprehur qartë publikisht se ëndrra e tij ishte të kalonte te Barça, dhe tashmë është pothuajse e realizuar.
Tashmë do të kryhen detajet e kontratës dhe Joao Felix pritet të zyrtarizohet orët në vijim nën urdhërat e Xavi.