Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, kush janë dy ‘prurjet e reja’ të Kombëtares
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy lojtarët e rinj të kombëtares së Shqipërisë që do të veshin për herë të parë fanellën e kombëtares kuqezi në grumbullimin e shtatori.
SuperSport sjell profiling e dy sulmuesve që do të jenë “armët” e shtuara të trajnerit Sylvinho për ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë.
Hapat e parë të karrierës si profesionist Mirlind Daku i ka hedhur tek skuadra e Hajvalisë, teksa në edicionin 2016-2017 shënoi 7 gola mes Kupës dhe Kampionatit, ndërsa më pas kaloi tek Llapi ku realizoi 20 gola në të gjitha garat, duke qenë shënuesi më i mirë i kampionatit me 17 gola, ndërsa realizoi dhe tre të tjerë në Kupën e Kosovës.
Pikërisht kjo paraqitje e tij ngjalli interesin e skuadrës së Osijek, që i ofroi një kontratë 4-vjeçare. Klubi kroat mori kartonin e lojtarit duke paguar një shifër prej afro 60 mijë eurosh tek Llapi, megjithatë nuk i bëri vend menjëherë në skuadrën e parë. Daku u aktivizua në 15 ndeshje me skuadrën e dytë duke shënuar 2 gola.
Në edicionin pasues, drejtuesit gjetën gjuhën e përbashkët me Kukësin, për ta huazuar për një edicion, megjithatë sulmuesi nuk gjeti hapësira tek kuksianët, që në edicionin 2019-2020 kishin një ekip me lojtarë si Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Eduart Rroca dhe Valon Ethemi.
Sulmuesi luajti vetëm 12 ndeshje në Superiore, duke shënuar vetëm një gol ndaj Flamurtarit në nëntor të vitit 2019 ndërsa realizoi dhe dhe 2 gola në Kupë në 3 takimet që luajti.
Pas eksperiencës me Kukësin, Daku vendosi që të aktivizohej për një tjetër sezon në Kosovë, përsëri i huazuar nga Osijek. Në Suharekë, 25-vjeçari ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 31 gola në 35 ndeshje e duke qenë ylli i kampionatit. Shifra që i dhanë besim Osijek që t’i jepte mundësinë dhe në kampionatin kroat, ku Daku shënoi 4 gola në 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.
Në janar, Mura shfaqi interes për sulmuesin por Osijek këmbënguli sërish se sulmuesi mund të largohet vetëm në formë huazimi.
Në pjesën e dytë të sezonit, futbollisti nga Gjilani, shënoi dhe 5 gola të tjerë me Mura, duke qenë lojtari i cili i nxiti drejtuesit të bisedojnë përsëri me kroatët, në mënyrë që ai mos të largohej nga Sllovenia.
Gjuha e përbashkët u gjet dhe Daku e nisi sezonin e ri si titullar, besim që 25-vjeçari e ka përligjur më së miri, për shkak se e ka udhëhequr skuadrën e tij duke shënuar 19 gola në 33 ndeshje në kampionat, , si dhe e ka gjetur 2 herë golin dhe Europa League e 2 herë në Kupën e Sllovenisë.
Në merkaton e verës Daku u transferua për 1.5 mln euro tek Rubin Kazan, ku e ka nisur mjaft mirë sezonin me dy gola dhe një asist në 6 ndeshje deri më tani.
Mungesa e aktivizimit në ndeshjet zyrtare me fanellën e Kosovës krijon mundësinë që ai të ndryshojë skuadrën që do të përfaqësojë në nivel Kombëtaresh, me Shqipërinë që që I bëri vend në skuadër, duke parë formën e mirë që po kalon Daku.
Arbnor Muja, ka lindur në 29 nëntor të vitit 1998. Sulmuesi 24-vjeçar ka patur një rrugëtim me Dakun, teksa hapat e para të karrierës i ka hedhur tek Trepçca dhe më pas tek Trepça 89-të. Pas eksperincave të para, Muja u zhvendos në Gjermani, tek skuadra e dytë e Eintracht Braunschëeig ku në 17 ndeshje shënoi 7 gola e dha tre asist.
Pas aventurës gjermane, Muja zbarkoi në Shqipëri, ku firmosi për Skënderbeun për 2 vite, asokohe vetëm 20 vjeç. Megjithatë në Superiore, sulmuesi nuk gjeti shumë hapësira teksa luajti në vetëm 11 ndeshje e shënoi vetëm 2 gola. Korçarët vendosën ta huazonin tek Trepça 89-të e ishte pikërisht momenti kur Muja shpërtheu. Në shtëpinë e tij, sulmuesi shpërtheu dhe arriti që të realizonte 9 gola në 40 ndeshje e nisi të spikaste.
Në 16 qershor të vitit 2021, Muja firmosi me, që u bë dhe trampoline e sulmuesit. 8 gola dhe 10 asist në 31 ndeshje ishin panorama e sezonit të Mujës, që realizoi sezonin e tij më të mirë. Gjilanasit u ndeshën me Antwerp në turin e dytë të Europa League, Paraqitja e Mujës në dy ndeshjet e Europës ranë në sy të belgëve që pikasën menjëherë sulmuesin vendosën që të blenin kartonin e lojtarit.
Antwerp shpenzoi 400 mijë euro për sulmuesin, I cili më pas në Belgjikë arriti që të fitonte gjithçka. Muja ka luajtur në 40 ndeshje deri më tani me fanellën e kampionëve të Belgjikës teksa ka shënuar dhe 5 gola. Muja do të luajë në grupet e Ligën e Kampioneve në edicionin e ri me Antwerp, e synon që të bëjë mirë edhe në nivelin më të lartë për klube të Europë.
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja do të japin kontributin e tyre për fanellën kuqezi duke nisur nga java e ardhshme, me qëllimin për të ndihmuar Kombëtaren të arrijë sërish në finalet e kampionatit europian Gjermani 2024.