Shaw: Ne e duam Southgate-n, ai vërtet është i mirë

Shaw: Ne e duam Southgate-n, ai vërtet është i mirë

Në prag të gjysmëfinales së dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’, ndërmjet Anglisë dhe Holandës, mbrojtësi i ‘Tre Luanëve’ Luke Shaw ka folur për trajnerin Southgate.

Strategu anglez është kritikuar për formën jo të mirë të Anglisë në këtë Evropian, megjithatë, Shaw mendon Southgate është trajner i duhur për kombëtaren angleze.

“Tani është një tjetër gjysmëfinale… ne e duam atë. Unë mendoj se ai është shumë i mirë. Ai është pikërisht njeriu që ne kemi nevojë”, ka thënë Shaw.

“Ne do të përpiqemi të japim më të mirën ndaj Holandës”, ka pohuar mbrojtësi anglez.

Ndeshja Holandë-Angli luhet nesër mbrëma prej orës 21:00.

Share This