Pas dështimit të Biden në debatin televiziv, demokratët hedhin sytë nga Kamala Harris
Të shtunën pasdite, zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris u ngjit në skenë në një festival kulturor me ngjyrë në New Orleans, duke folur për historinë e jetës së saj dhe atë që ndjeu se kishte arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Por ndërsa demokratët në panik një mijë milje larg në Uashington peshonin zëvendësimin e 81-vjeçarit Joe Biden si kandidat i partisë për zgjedhjet e nëntorit pas performancës së tij jo të mirë në debatin kundër Donald Trump, numri i gazetarëve që raportonin dhe ndiqnin zonjën Harris ishte rritur.
Në skenë dhe gjatë udhëtimeve të saj këtë fundjavë, zv/presidentja nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me faktin nëse Biden është i qaftë që të kryejë detyrën e tij apo nëse duhte të japë dorëheqjen dhe ajo të jetë kandidatja e demorkatëve.
Që nga debati katastrofik i CNN më 27 qershor, ajo ka mbrojtur vazhdimisht shefin e saj, duke argumentuar se rekordi i tij si president nuk duhet të tejkalohet me 90 minuta në një skenë debati. Vetë zoti Biden ka pasur një ton sfidues dhe ka këmbëngulur ashpër se ai do të mbetet kandidati i demokratëve.
Megjithatë, ndërsa thirrjet bëhen gjithnjë e më të forta që presidenti të tërhiqet, disa demokratë të profilit të lartë po mbështesin 59-vjeçaren Harris si kandidatja që do të zëvenbdësojë Biden.
Të dielën, kongresmeni Adam Schiff i Kalifornisë tha për Meet The Press të NBC se Biden duhej të ishte në gjendje të fitonte me shumicë dërrmuese ose ai duhet t’ia kalojë pishtarin dikujt që mundet.
“Kamala Harris, mundet të fitojë në mënyrë dërrmuese kundër Trump”, shtoi ai.
Ky është një propozim që ka nxitur reagime në mesin e disa demokratëve, përfshirë aleatët e Biden, të cilët shohin te zonja Harris një zëvendëspresidente që sipas tyre nuk ka rekorde shumë të mira.