Van De Ven sfidon Saka: Jam më i shpejtë se ai

Van De Ven sfidon Saka: Jam më i shpejtë se ai

Ndoshta nuk do të luajë nga minuta e parë, Ake ka një avantazh të qartë, por Micky Van De Ven tashmë i ka të qarta idetë për përplasjen me anglezin Saka.

I pyetur në konferencën për shtyp, mbrojtësi holandez nuk tregoi asnjë frikë për përplasjen e shpejtësisë që mund të lindte me yllin e Arsenalit: “Kush është më i shpejtë? Saka apo unë? Nëse shikoni të dhënat, do të keni përgjigjen”.

Realiteti është se gjatë Euro 2024 Saka arriti një shpejtësi maksimale prej 33.5 kilometra në orë dhe Van de Ven e kaloi atë pasi arriti 35.6. Megjithatë, mundësia që të dy të takohen në fushë është e pakët, sepse mbrojtësi i Tottenhamit, i lënë në hije nga Nathan Aké, ka luajtur vetëm 66 minuta në pesë ndeshjet e luajtura nga skuadra e tij.

Share This