“Presidentja në ShBA”, Matoshi: Kurtin nuk po e fton askush përveç diasporës
Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar vizitën e presindetes së vendit, Vjosa Osmani në Amerikë duke thënë se rëndësi tjetër do kishte po të ishte i ftuar në vend të saj kryeministri Kurti, raporton gazeta10.
“Nuk ki fortë çka me zbërthy, absolutisht është vizitë e kot, po të ishte me u rrotullu situata, të ishte zonja Osmani me diasporen në Izmir. Po të ishte Albin Kurti me ftesë të Blinken kisha me shpresu që Kosova po e shpërthen izolimin që i’u ka bërë qeverisë së Kosovës por izolimi po vazhdon”, deklaroi Matoshi në Politiko të Kanal 10.
Sipas tij kryeminsitrin Kurti nuk po e fton askush jasht vendit përveç diaspores.
“Z.Kurti nuk e thirr kerkush më, përveç diaspores. “Osmani ka pak fuqi ose në fund të fundit nuk i ka dhënë vetës fuqi,ka fillu me zbatu rolin e saj kushtetues së paku mos me hesht atëherë kur duhet me bërtit, ka hesht për Këshillin e Evropës atëherë z.Kurti i ra shkelm derës së hapur”, shtoi ai.