Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, sipas tij trefish më i lartë sesa në vitin 2021.
Kurti ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.
“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë. E puna po vazhdon. Përditë”, thotë ai.
Tutje, ai ka njoftuar se në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj,Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë.
tradicionale të fundit të shek. XVIII
🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
🟠Kishën Katolike në Ferizaj
🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut
🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.