Vetaksident në Bërnjak, një pasagjer vdes, shoferi arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bërnjak, ku si pasojë një person ka vdekur. Sipas policisë, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, vetura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.
Lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë. Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET-Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.