Sylvinho zbardh listën, ftohen edhe Mirlind Daku dhe Arbnor Muja
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho të premten ka zbardhur listën për dy ndeshjet e muajit shtator.
Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë më 7 shtator dhe tre ditë më pas do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.
Strategu brazilian për dy duelet e radhës që janë mjaft të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, ka ftuar edhe dy kosovarët Mirlind Dakun (Rubin Kazan) dhe Arbnor Muja (Royal Antverp), dyshe kjo që më parë kanë qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ishin aktivizuar në ndeshjet miqësore.
Ndërkohë, në skuadër janë edhe Klaus Gjasulën, Odise Roshin dhe Arlind Ajeti.
Kjo është lista e të ftuarve nga Sylvinho: