LAJMI I FUNDIT: Vdes 26 vjeçari që u ther mbrëmë në Prizren
Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra mbrëmë pasi e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke.
“Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.
Viktima A.TH 26-vjeçar ka ndërruar jetë sot rreth orës 21:00 në klinikën intensive në QKUK.
Kurse, Policia ka njoftuar se i dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.