Toney, mënyra e ekzekutimit të penalltive: Nuk jam i çmendur…
Ivan Toney, çfarë ftohtësie. Mënyra e çuditshme e sulmuesit të Brentfordit për të ekzekutuar penalltinë u bë menjëherë virale në internet, duke shkaktuar komente nga tifozët anglezë dhe shumë tifozë të ngjitur pas televizorit.
Nisur nga efektiviteti, i vetmi që pagoi pasojat ishte Sommer, i cili nuk e fitoi duelin me qendërsulmuesin e ‘Tre Luanëve’.
Anglia në gjysmëfinale falë edhe penalltisë së shënuar nga Ivan Toney, sulmues që zëvendësoi të dëmtuarin Harry Kane.
Sulmuesi i Brentfordit, i cili kohët e fundit u bë kryefjalë për rastin e basteve që e përfshiu atë në vitin 2023, shënoi penalltinë e tij kundër Zvicrës së Yakin, pa u ndalur kurrë të shikojë Yann Sommer.
Një lloj goditjeje “pa pamje”, sa e pazakontë aq edhe efektive, në një situatë kaq të tensionuar. Sytë te portieri dhe jo te topi. Toni, pas ndeshjes, sigurisht që nuk hoqi dorë nga mënyra e tij e goditjes nga 11 metra.
“Presion? Nuk do të thosha kështu. Gjithmonë kam rutinën time, jam i fokusuar dhe bëj atë që bëj gjithmonë. Marr kohën time dhe shënoj. Unë kurrë nuk e shikoj topin. Është thjesht rutina ime”, tha ai.
“Disa mund ta konsiderojnë çmenduri, por është rutina ime dhe do ta ndjek. Ka funksionuar dhe mund të funksionojë kur të jetë e nevojshme”.