Koeman pas kualifikimit: Për gjithë kombin është diçka e veçantë

Koeman pas kualifikimit: Për gjithë kombin është diçka e veçantë

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se kualifikimi në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ është diçka e veçantë.

‘Tulipanët’ të shtunën mbrëma me përmbysje mundën Turqinë (2-1), duke kaluar në rundin tjetër të EURO 2024’.

“Për gjithë kombin kjo është diçka e veçantë. Ne jemi një komb i vogël dhe jemi në gjysmëfinale me Anglinë, Francën dhe Spanjën. Jemi vërtet krenarë”, ka thënë Koeman.

“Na është dashur të vuajmë, por nuk ka ndeshje të lehta. Ishte një ndeshje emocionuese dhe ne kishim një zemër të madhe. Ishte një pjesë e dytë e mirë. Është një sukses i madh të kemi mundësinë të luajmë në një gjysmëfinale”, ka pohuar strategu holandez.

Holanda në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën në orën 21:00.

Share This