Saka: Xhaka është një djalë i mrekullueshëm

Saka: Xhaka është një djalë i mrekullueshëm

Ylli i Anglisë, Bukayo Saka pas fitores ndaj Zvicrës, ka lavdëruar Granit Xhakën.

‘Tre Luanët’ të shtunën mbrëma mundën Zvicrën (5-3) pas penalltive duke kaluar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Saka thotë se Xhaka është një njeri i jashtëzakonshëm. Sipas tij, përulësia e Xhakës për të ardhur dhe për t’ua  shtrënguar duart futbollistëve anglez ishte e pabesueshme.

“Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Mendoj se ai tashmë ka fituar mjaft trofe. Edhe pasi humbën, përulësia që tregoi për të ardhur dhe për të na shtrënguar duart ishte e pabesueshme”, ka thënë Saka.

“I uroj atij gjithë të mirat, ai është një djalë i mrekullueshëm”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se Xhaka ka qenë bashkëlojtar me Saka-n tek Arsenali.

Share This