Gravenberch në Liverpool?

Gravenberch në Liverpool?

Liverpool është duke biseduar me Bayern Munichun për mesfushorin Ryan Gravenberch.

“Reds” gjithnjë e kanë vëzhguar holandezin dhe tani po synojnë ta blejnë para se të mbyllet afati kalimtar.

Gravenberch gjithashtu ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ meqenëse është i pakënaqur me minutat që po zhvillon nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

Liverpool është duke kërkuar të jetë një transferim dhe jo huazim, me Bayern Munichun që shpreson të fitojë më shumë se 20 milionë funte, aq sa paguan verën e kaluar te Ajaxi.

Jurgen Klopp e sheh lojtarin si adekuati për ta zëvendësuar Fabinhon, i cili kaloi në Arabinë Saudite duke iu bashkuar Al Ittihadit.

Liverpool tashmë ka rindërtuar mesfushën pavarësisht që dështuan të nënshkruajnë me Romeo Lavia dhe Moises Caicedon që zgjodhën Chelsean, mirëpo e morën kapitenin e Stuttgartit Wataru Endo.

Share This