Shaqiri: S’ka asgjë më keq se të eliminohesh me penallti
As-i shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka thënë se është i zhgënjyer për mënyrën sesi u eliminua skuadra e tij nga EURO 2024.
Zvicra u mund nga Anglia (5-3), pas penalltive duke e mbyllur aventurën në Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Shaqiri, i cili në lojë u inkuadrua në pjesëlojën e dyta, tha se nuk asgjë me keq se të eliminohesh nga pika e bardhë.
Ai thotë së është krenar me ekipi. Sipas tij, ky ekip ka bërë krenar shumë njerëz.
“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën”, ka thënë Shaqiri.
“Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur”, ka pohuar Shaqiri.