Holanda në një sfidë drithëruese mund Turqinë, prek gjysmëfinalen

Holanda në një sfidë drithëruese mund Turqinë, prek gjysmëfinalen

Holanda është skuadra e fundit që ka siguruar ‘vizën’ për në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ pas mundi Turqinë, me rezultat 2-1, të shtunën mbrëma në Berlin.

Holanda dhe Turqia u ballafaquan në çerekfinalen e fundit të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Dueli mes ‘Tulipanëve’ dhe skuadrës turke, ka prodhuar një superndeshje, veçmas në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë.

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar një sfidë interesante, derisa ishte Akaydin (35’), i cili më kokë tundi portën e holandezëve pas asistimit të Guler, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesëlojën e dytë, të besuarit e Ronald Koeman e nisen furishëm duke kërkuar golin e barazimit.

Pas disa rasteve të dështuara, ishte De Vrij (70’), i cili barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë Holandën.

Pesë minuta më vonë, holandezët përmes Gakpo gjetën edhe golin e dytë dhe të fitores në këtë duel tejet dramatik.

Holanda kalon në gjysmëfinalen e EURO 2024, ku do të përballet me Anglinë, derisa Turqia këtu i jep fundin këtij Evropiani.

Share This