Pepe: Unë dhe Ronaldo jemi të trishtuar

Pepe: Unë dhe Ronaldo jemi të trishtuar

Pavarësisht se ishte 41 vjeç, Pepe ishte në gjendje të ndihmojë Portugalinë që të kalojë deri në çerekfinalet e EURO 2024.

Portugalia mbrëmë është eliminuar nga ky Evropian pas humbjes nga Franca.

Pepe pas ndeshjes me lot në sy u shpreh i zhgënjyer me eliminimin nga ‘Gjermani 2024’.

“Nuk do ta përsëris atë që i thashë Cristiano Ronaldos pas ndeshjes, por jemi shumë të trishtuar. Jemi të frustruar që nuk e fituam këtë ndeshje, sepse jemi eliminuar nga një ndeshje e tillë, një garë e rëndësishëm, edhe pse dimë që kishim cilësi për të shkuar më tej”, ka theksuar Pepe.

Share This