42 aksidente në 24 orë
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi po trajtohej nga një aksident që e kishte pësuar tre muaj më parë, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit 42 aksidente kanë ndodhur në Kosovë, në mesin e tyre 17 me të lënduar.