Kaq para përfiton Ballkani për kalimin në Grupe të Ligës së Konferencës

Kaq para përfiton Ballkani për kalimin në Grupe të Ligës së Konferencës

Ballkani sonte ka arritur që për herë të dytë me radhë të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2 ndaj Bate Borisov

Kjo ishte skuadra e dytë më e fortë që Ballkani ka luajtur në këtë cikël eliminator.

Por, sa do të jenë paratë që ka fituar Ballkani gjatë këtij rrugëtimi.

Fillimisht Ballkani luajti në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ku u ballafaqua me skuadrën e Ludogoretz Razgrad, që ishte kampion i Bullgarisë.

Por, Ballkani u eliminua pasi që humbi ndeshjen e dytë me rezultat 4-0 – që do të thoshte se ata për këtë paraqitje në UEFA Ligën e Kampionëve do të shpërblehen me 300 mijë euro.

Kampioni i Kosovës rrugëtimin e zhvilloi në Ligën e Konferencës duke luajtur gjashtë lojë, ku i fitoi pesë dhe e humbi një.

Për këtë kalim në grupe Ballkani do të shpërblehet me 2 940 000 milionë euro. Në total skuadra nga Theranda do të përfitojë për këtë kualifikim 3 295 000 milionë euro.

Keni kujdes, UEFA i jep paratë për skuadrat pas eliminimit të tyre nga secila fazë. Shembull. Nëse sonte Ballkani do të eliminohej do të përfitonte nga UEFA vetëm 750 mijë euro, pra parasysh merret vetëm ndeshja e fundit e zhvilluar e klubit.

Share This